Deputeti demokrat i mbyll derën Bashës dhe Kryemadhit: Nuk ka marrëveshje që u ruan pashallëkun!

Kreu i PD-së në Lushnjë, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora deklaroi se ai vetë dhe deputetët që po vijnë në Parlament nuk do të bëjnë asnjë lloj marrëveshje që ruan pashallëkun e Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

Pjesë nga biseda në studio: 

Murrizi: Asnjë marrëveshje që ruan pashallëkun e Ramës, Bashës, Monikës, nuk do ta votoj jo vetëm unë, por edhe ata që vijnë pas meje. Dy duhet të ishin botuar sot, por KQZ me mision politik nuk u mblodh dje, do të mblidhet nesër.

Hila: Ka një lloj sabotimi nga KQZ?

Murrizi: Jo jo. Për arsye objektive nuk është mbledhur.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.