Bypass-i i Fierit/ Përfundon një korsi, ja kur do të lehtësohet lëvizja drejt Jugut

Një korsi e By Pass-it të Fierit do të jetë e aksesueshme nga automjetet përpara nisjes së sezonit turistik. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar punimet në këtë vepër. 240 punonjës, janë angazhuar nga kompania për përfundimin në kohë të rrugës ndërkohë që punohet edhe gjatë natës.

Punimet janë duke ecur me ritme të shpejta dhe synohet që njëri krah i kësaj nyje të rëndësishme për trafikun drejt jugut të vendit, të jetë gati në fund të muajit qershor.

Gjate verës segmenti i Unazës së Fierit që shërben për kalimin e turistëve drejt jugut ka pasur ngarkesa të mëdha vite e fundit, madje ka pasur raste që qytetarët kanë  kaluar më shumë se një orë në trafik.  Hapja e një prej korsive të bay-pasit të Fierit do të bëjë të mundur shmangien e trafikut që krijohej gjatë sezonit turistik dhe shkurtimin e kohës që duhet për të lidhur kryeqytetin me jugun e vendit. /TCH





Comments are closed.