“Astiri”/ PD nxjerr videon: Një makinë hyn me shpejtësi mes protestuesve!

Banorët e “Unazës së Re” kanë dal sot si çdo ditë gjatë 5 muajve të fundit në protestë, duke bllokuar aksin që të çon nga Pallati me Shigjeta drejt sheshit “Shqiponja”. Por, gjatë momentit që banorët po flisnin me mikrofon, sipas PD, një automjet ka hyrë mes tyre duke i sulmuar.

Nuk dihet se kush e drejtonte makinën, por sipas PD policia nuk ka ndërhyrë për të ndaluar shoferin që rrezikoi jetën e banorëve.

“Një person me automjet ka sulmuar banorët që protestonin në Unazën e Re. Mjeti që drejtohej nga një shtetas i paidentifikuar ende hyri mes turmës ku kishte më së shumti gra dhe fëmijë. Momenti ka qenë tmerrues dhe në video dëgjohen ulërimat e fëmijëve të traumatizuar. Policia e cila ndodhej shumë pranë vendit të ngjarjes nuk ka ndërhyrë dhe ka qëndruar indiferente ndaj këtij sulmi që mund të kishte qenë me pasoja fatale për jetën e protestuesve, grave dhe fëmijëve të tyre”, deklaron PD.



MOMENTI I INCIDENTIT:

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.