Spahiu për fermerët: Hidhni në rrugë qeverinë dhe jo ushqimet!

I shqetësuar nga situata e fermerëve, të cilët janë të detyruar që të derdhin prodhimet e tyre, ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu thekson se ky është një krim i kryer nga rilindja ndaj sektorit të bujqësisë.

Sipas Spahiut, bujqësia është lënë në mëshirë të fatit dhe po konkurrohet keqas nga importet.

Postimi i Spahiut

Është ekstrem dhe e dhimbshme, hedhja e asaj që prodhon me aq mund!
Mjafton të shikosh këto foto, dhe e kupton çfarë krimi ka kryer rilindja ndaj sektorit të bujqësisë.

Fermerë të pashpresë, të cilët hedhin në rrugë produktet e tyre pasi nuk shiten.

Ndryshimi i skemës së rimbursimit nga 20% në 6 %, ka bërë që grumbulluesit ti kthejnë kurrizin fermerëve.

Këta të fundit kanë marrë vendimin drastik, për të protestuar duke hedhur investimin e tyre.

Krahasuar me Bashkimin Evropian dhe Ballkanin, Shqipëria mbetet vendi që financon më pak sektorin e bujqësisë. Në BE çdo fermer merr 60 euro për çdo hektar, ndërsa në Shqipëri merr tre herë më pak.

Bujqësia është lënë në mëshirë të fatit, konkurruar keqas nga importet.

Ndryshe nga një vit më parë ku ishin rreth 20 milion euro grante, në 2019 janë vetëm 4 milion euro që do të shkojnë për mbështetjen e blegtorisë dhe bujqësisë.

Nuk ka asnjë shpresë financimi dhe ndihme nga dikush që paturpësisht mashtroi mësues e mjekë për rritje pagash më 1 Prill.

E vetmja shpresë janë protestat masive, për të hedhur në rrugë qeverinë më të korruptuar ne Europë dhe jo prodhimet e mundit dhe djersës së fermerëve!





Comments are closed.