Rudina Hajdari e ashpër me mazhorancën: Ftesa e PS-së për PD-në, sa për sy e faqe të ndërkombëtarëve

Deputetja demokrate Rudina Hajdari para nisjes së fjalës së saj në Kuvend, ka kërkuar nga kolegët deputetët në sallë që të mbahen një minutë heshtje për vitkimat e 2 prillit.

“Në radhë të parë meqë dje ishte 2 prilli do doja të mbanin një minutë heshtje për martirët e demokracisë”, u shpreh Hajdari. Thirrja e saj u dëgjua nga deputetët e pranishëm në sallë të cilët u ngritën në këmbë ndërkohë që kreu i Kuvendit tha: “U prehshin në paqe!”

Pas kësaj, ajo ka folur për Reformën Zgjedhore. Hajdari theksoi se ftesa e PS për PD është sa për sy e faqe të ndërkombëtarëve. Sipas saj, kërkesa e Gjiknurit për reformën në zgjedhje është e pavend.

“Ftesa e PS për PD për Reformën Zgjedhore është sa për sy e faqe të ndërkombëtarëve. Kërkesa e PS për PD nuk është e sinqertë. Oferta e PS është për ofertë nën tavolinë”, tha Hajdari. Rudina Hajdari propozoi që të ketë organizim demokratik brenda partive politike.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.