Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Opozita drejt bojkotit të zgjedhjeve? Bashkim Fino: PS të tërheqë listat nga KQZ, duhen komisionerë jo politikë 

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino i ka bërë thirrje partisë së tij që të tërheqë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, listat e komisionerëve në KQZ për procesin zgjedhor të 30 qershorit 2019.

Ai tha se administrata duhet të jetë e përbërë nga individë të lirë, siç është propozuar në Kodin e Ri Zgjedhor, dhe të nisë të zbatohet që në zgjedhjet lokale 2019. PD-ja dhe LSI-së nuk dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emra të komisionerëve për në qendrat e votimi.

"PS të tërheqë listat për komisionerë në KQZ, se administrata duhet të jetë e përbërë nga individë të lirë, që e kemi propozuar në kodin e ri zgjedhor. Ata (opozita) nuk mund të na tërheqin zvarrë në rrugën e braktisjes së sistemit", deklaroi Fino.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore