Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ministri i ri me angazhime të rëndësishme, Cakaj takime në SHBA me zyrtarë të lartë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj nis vizitën e tij në SHBA ku ndodhet për të marrë pjesë në Ministerialin e NATO-s, si dhe për të zhvilluar një sërë takimesh dypalëshe me përfaqësues të lartë amerikanë dhe homologë të tij nga vendet aleate.

Në ditën e parë të qëndrimit në Uashington Cakaj u takua me senatorin Ron Johnson, Kryetar i nënkomitetit të Senatit për Evropën dhe Bashkëpunimin e Sigurisë Rajonale si dhe kongresmenin Lee Zeldin.

Gjatë këtyre takimeve, zyrtarët e lartë amerikanë diskutuan me ministrin rreth zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, përpjekjeve të saj në kuadër të reformave për hapjen e negociatave si dhe rolin e rëndësishëm që ajo luan në Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të këtyre takimeve ishin gjithashtu përgatitjet e Shqipërisë për marrjen e kryesisë së radhës së OSBE-së në vitin 2020, lobimin e saj për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurisë së OKB-së dhe angazhimet e saj në kuadër të Aleancës Atlantike të Veriut.

Senatori Ron Johnson dhe Kongresmeni Lee Zeldin, vlerësuan dhe mbështetën masat e marra nga Shqipëria për sa i përket reformave që do t?i hapnin rrugën fillimit të negociatave në qershor 2019.

Zyrtarët amerikanë shprehën gatishmërinë e tyre maksimale për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian dhe për të rritur kontaktet dypalëshe në dobi të avancimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Në takimet me ligjvënësit amerikanë, Cakaj shprehu falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në proceset e konsolidimit institucional dhe të shtetit ligjor në Shqipëri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore