“Erdhi dreka”/ Opozita mbyll protestën me himnin, Paloka: Rama e ka vendin në burg

Protesta e opozitës është mbyllur në selinë e PD-së, nga nënkryetari i kësaj partie, Edi Paloka.

Ai deklaroi se vendi i Edi Ramës dhe i deputetëve të tij është në burg dhe jo në parlament. Paloka u shpreh i vendosur për vijuar rezistencës ndaj qeverisë, duke theksuar se opozita do të jetë gjithmonë e bashkuar.

“Ne mund të jemi një ditë me pak, e një ditë më shumë. Por ajo që nuk ndalet është urrejtja e madhe e shqiptarëve kundër kryeministrit. “Rama ik, Rama shporru, shqiptarët nuk të duan më.

Shumë shpejt do ta shihni se si do të marrë vrapin dhe nuk do të dijë ku të ndalet nga udhëheqja qytetare”, tha Paloka.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.