Zbulohet si i futi vezët Basha në parlament: Erdhi me pallto të madhe, mendova mos…

Gjatë takimit me qytetarët në Librazhd, kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe mënyrën si kryetari demokrat Lulzim Basha, sipas tij fut vezët në parlament.

Rama tregoi se atë ditë Basha erdhi në parlament me pallto dhe se ai ishte “merakosur” për shëndetin e liderit demokrat.

“Vjen kryetari i opozitës futet në sallë me pallto, një pallto të madhe. Unë thashë do jetë sëmurë, do ketë ndonjë të ftohme. Ai ishte plot me vezë se është rregull që nuk kontrollet kryetari i opozitës. Dhe duhet të mërzitemi ne pse ikën këta nga parlamenti. Po të ikin, madje ikën vonë… në rrugë le të rrinë”, deklaroi Rama.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.