Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Paulin Sterkaj në dosjen 184”, deputeti i përgjigjet Bashës: Shkodra më njeh mirë!

Një ditë më parë nga Shkodra, kreu demokrat Lulzim Basha zbuloi edhe emrin e deputetit socialist të përfshirë në dosjen "184". Emri i përmendur nga Basha ishte ai i Paulin Sterkaj, mirëpo kjo është hedhur poshtë nga deputeti.

Në një prononcim për "A2CNN", deputeti Sterkaj ka thënë se nuk ka dijeni për këtë gjë dhe është i gatshëm të përballet me drejtësinë.

Sterkaj ka thënë se nuk bën pjesë tek deputetët që blejnë vota, por tek ata që i shërbejnë komunitetit.

"Nuk e di të kem ndonjë dosje, por nëse më kërkon drejtësia i vihem në dispozicion në moment. Unë përfaqësoj Malësinë e Madhe prej 14 vitesh.

Unë bëj pjesë në deputetët që nuk blejnë vota. Shkodra më njeh mirë, më njohin edhe demokratët e Shkodrës, sepse kam qenë edhe një mandat deputet i Partisë Demokratike.

Unë s?bëj pjesë te deputetët që blejnë vota, unë bëj pjesë tek ata që i shërbejnë komunitetit jo kundrejt lekëve, por kundrejt nevojave dhe halleve. Këtë do ta bëj sa të jem deputet, do t?i shërbej të majtëve e të djathtëve", është shprehur Sterkaj.

Ai ka ironizuar gjithashtu Bashën, duke thënë se në takimin e demokratëve në Koplik, 75 persona ia ka dërguar ai.

"Unë jam deputet i Malësisë së Madhe dhe më vjen keq për të që nuk i ishin mbledhur më shumë se 150 vetë në Koplik, ku prej tyre 75 ia çova unë për ta mirëpritur", u shpreh Sterkaj

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore