Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Epoka e super-stadiumeve/ “Bernabeu” i ri, Perez: Më spektakolari në botë! (VIDEO)

Bernabeu i ri do të jetë një vepër arti dhe padiskutim stadiumi më i bukur në botë, punimet do të fillojnë gjatë kësaj vere dhe do të përfundojnë pas 42 muajsh për shkak edhe të ndalesave gjatë impenjimeve të Realit të Madridit në fushën e blertë.

Në ambjentet e klubit të Real Madrid është folur prej kohësh për një rinovim të "Santiago Bernabeut". Pikërisht ditën e sotme, presidenti Florentino Perez, ka prezantuar me një video se si do të duket "Bernabeu" i ri.

https://youtu.be/PQy90zliH9c

Pamjet janë mbresëlënëse, me kohëzgjatjen e punimeve që priten të jenë të paktën 3 vite e gjysmë. Për rikonstruksionin do të shpenzohen më shumë se 500 milionë euro. Përpara se të prezantonte videon, Perez mbajti dhe një fjalim, ku u shpreh:

Pamjet janë mbresëlënëse, me kohëzgjatjen e punimeve që priten të jenë të paktën 3 vite e gjysmë. Për rikonstruksionin do të shpenzohen më shumë se 500 milionë euro. Përpara se të prezantonte videon, Perez mbajti dhe një fjalim, ku u shpreh:

[gallery td_select_gallery_slide="slide" ids="705916,705923,705922,705917,705918,705919,705924,705921,705920"]

"Ky është vendi që është admiruar për 117 vite. Akoma ëndërrojmë ta bëjmë Realin një ndër klubet më të admiruara në Botë. Ky klub i përket të gjithë madrilenëve dhe nuk menaxhohet për të përfituar. Në bazë të këtyre parimeve dhe vlerave kemi punuar deri më sot pa u lodhur. Ky stadium do të jetë një ikonë për klubin dhe qytetin", përfundoi Perez.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore