Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pogba te Reali? Manchester United e jep për dyshen Kroos-Bale

“Reali i Madridit është një ëndërr për të gjithë futbollistët dhe aq më shumë me Zidane trajner, megjithatë jam i lumtur në Manchester. Pavarësisht kësaj, nuk mund të konfirmoj se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.” Kjo ishte përgjigjja e Paul Pogbasë në momentin që francezi u pyet rreth një transferimi të mundshëm në radhët e Realit.

Kaq ka mjaftuar që në zyrat e United të nisin në mënyrë alarmante të kërkojnë përfitimin më të madh në rast se Pogba largohet drejt “Santiago Bernabeut”. Djajtë e Kuq mendojnë shkëmbimin si mundësinë më të mirë për të lënë të lirë lojtarin. “Nëse doni Pogbanë, atëherë duhet të na jepni Bale dhe Kroos”. Kjo është kërkesa e Manchester United, sipas asaj që publikon britanikja “Mirror”.

Deklaratat e Pogbasë nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Zidane, qe nuk ngurroi të pranonte publikisht se i pëlqen shumë stili i mesfushorit dhe kjo nuk është diçka e re. Njohja personale që kanë Zizu dhe Paul mund të ndikojë jo pak në këtë transferim. Është një mesfushor që di të mbrojë e jo vetëm të sulmojë, e ky është një faktor shumë i rëndësishëm çka bën që te Reali ta shohin si objektivin kryesor të merkatos.

Pogba mund të jetë edhe nga futbollistët që Zidane vuri mbi tryezën e Florentino Perezin si kërkesë kryesore për të formuar skuadrën e sezonit të ardhshëm. Aktualisht, të gjithë e dinë që trajneri francez ka fuqinë e plotë të vendosë për çdo gjë sportive te klubi madrilen, nëse Zidane kërkon një futbollist, atëherë Perez do të bëjë gjithçka mundet për t’ia plotësuar dëshirën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore