“I prenë veshin dhe gishtat”, zbulohet emri i shqiptarit të vrarë në Spanjë

Të tjera detaje janë publikuar nga mediat spanjolle për shqiptarin e gjetur të masakruar në qytetin e Mursias.

Viktima është idenfitikuar si Dedë Dokaj, 44 vjeç me origjinë nga Puka. Bashkëkombësi ynë u gjet në një zonë pranë lumit Guadalentin në Totana.

Një banor i zonës ngriti alarmin pasi kishte parë një makinë, e cila nuk kishte lëvizur nga vendi që prej të hënës së kaluar.

Sipas policisë spanjolle, shqiptari punonte bodyguard në një klub nate dhe jetonte në qytetin Puerto de Mazarron.

Ndërkohë më parë mediat spanjolle tronditën opinionin publik duke sqaruar se pas përfundimit të autopsisë në trupin e të ndjerit, është zbuluar se ndaj tij është ushtruar torturë brutale nga disa burra.

Ata i kanë prerë gishtin e njërës dorë, i kanë shkulur thonjtë e këmbëve, si dhe i kanë prerë një pjesë të veshit.

Të dhënat e para të Gardës Civile thonë se vrasja e ndodhur në shtratin e lumit Guadalentín, në Totana, është e tipit mafioz dhe mbase ka ndodhur për larje hesapesh. Vrasja me një plumb në kokë, i çojnë hetuesit të mendojnë se bëhet fjalë për një vrasje gjakftohtë nga profesionistë.

Hetuesit dyshojnë se viktima mund të jetë torturuar në mënyrë të tmerrshme për orë të tëra në një shtëpi të vetmuar dhe është e mundur që vendi ku u gjet në shtrat të lumit është vetëm një zonë e zgjedhur për të hequr qafe trupin dhe automjetin me të cilin ishte zhvendosur.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.