Shuhet regjisorja e njohur franceze Agnès Varda

Regjisorja legjendare franceze, Agnès Varda, fituese e çmimit FIAF 2013 dhe Oscarit të Nderit 2017, është ndarë nga jeta në moshën 90-të vjeçare. Përkushtimi i saj për kinematografinë dhe ruajtjen e filmit kudo në botë do ti mungojë botës së kinemasë.

Vetëm një vit më parë Akademia Evropiane e Filmit i dha shpërblimin për arritje jetësore, për punën e saj disavjeçare në film. Agnes Varda do të mbetet një nga figurat kryesore të historisë së artit botëror, sidomos me ndikimin e saj në Francë dhe Evropë.

Filmi i saj i parë “La pointe Courte”, prodhim i vitit 1954, nuk është shfaqur shpesh po tregon një pjesë intime të jetës së saj dhe kështu asaj i dha epitetin e “gjyshes së erës së re filmike franceze”. Filmi i saj “Cleo from 5 to 7” ka marrë çmimin e kritikës në Festivalin e Kanës në vitin 1961. Filmat tjerë të njohur nga Varda janë “Lions love”, “One sings the other doesn’t”, “Jacquot”.

Filmat e saj kombinojnë dokumentarin dhe trillimin. Gjatë karrierës ajo ka marrë çmimin Carosse d`Or në Kanë, dhe një Cesar Francez për filmin “The Beaches of Agnes”. Varda ka krijuar mbi 30 dokumentarë të shkurtër, ndërsa ka ekspozuar dhe ka bërë edhe disa instalacione artistike.





Comments are closed.