SHBA: Reforma në drejtësi nuk do ndalojë

“Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit”. Kështu deklaroi sot, zëvendës shefi i misionit në detyrë, Dan Koski në Konferencën Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara.

Koski shtoi, se Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që Kushtetuta parashikon.

“Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurtë për këtë gjë, reforma në drejtësi nuk do të ndalojë”, tha ndër të tjera zyrtari amerikan.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.