Dorëhiqet prokurori që kërkoi burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin

Është dorëhequr nga detyra prokurori Ardian Nezha, i njohur ndryshe si prokurori që kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit.

Në argumentin e tij për lënien e detyrës, shprehet ndjenja e mosvlerësimit nga ana e Kryeprokurores Arta Marku.

“Ndihem i pavlerësuar, brenda një viti me transferuan dy herë në Pukë”, mësohet të jetë shprehur Prokurori Nezha.

Nezha ka kërkuar nga KLP t’i pranojë dorëheqjen duke shpallur përfundimin e statusit të magjistratit ndërsa kërkesa e tij pritet të shqyrtohet më 1 prill.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.