“Paratë ruse” Pj.1 – Investigim i plotë në Washington për lobimin e PD-së – Top Story

“Top Story” udhëtoi në Uashington për të realizuar dokumentarin lidhur me financimet ruse për partitë politike në Shqipëri.

Për herë të parë dhe ekskluzivisht, gazetarët e “Mother Jones”, sqaruan të gjithë skemën e lobimit të Partisë Demokratike, përfshirjen e disa kompanive ruse dhe procesin e hetimit për këtë çështje.

Nëpërmjet dokumenteve u shfaqen detaje të reja të pagesave të kryera nga kompani guaskë, që janë në pronësi të shtetasve rusë. Pjesë e këtij dokumentarit janë intervista me ish-zyrtarë amerikanë, të cilët kanë mbuluar për disa vite problemin e ndërhyrjes ruse në Ballkan.

“Top Story”, pasqyrojë gjithashtu protestat që po ndodhin në Malin e Zi dhe Serbi, të cilat rastësisht ose jo, janë zhvilluar në një ditë me protestat në Tiranë.

Dokumentari është ndarë në dy seri dhe ky dokumentar është vetëm pjesa parë

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.