Shoqërohen 7 banorë të “Astirit”, protestë te Drejtoria e Policisë

Të paktën 7 protestues të Unazës së Re mësohet të jenë shoqëruar këtë mbrëmje nga Policia e Tiranës.

Menjëherë pas ngjarjes, banorë të Unazës së Re dhe eksponentë te PD-së janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë Tiranë për të kundërshtuar shoqërimet.

I pranishëm në protestë në mbështetje të banorëve të Unazës dhe për të kundërshtuar shoqërimet ishte edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.



“Po bëhen plot 145 ditë që jemi në protestë. Dje dëgjova se qeveria ka bërë ndryshime. Të gjitha këto janë lojëra. Ikën këto drejtorët e policisë. A iku krimi?

Këtu është vetëm një problem, kupola dhe krimi është vetëm Edi Rama. Dëgjova dje Erion Veliaj që po prralliste dje që po bëhet teatri. Që këta banorë janë keqpërdorur. Ti nuk denjove asnjëherë të vije këtu, por i the shpellarë. I vetmi shpellar je ti. Ai vjen këtu për t’i shkatërruar shtëpitë atyre, se ai nuk ka besë. Nuk mund të jesh shqiptar dhe të kanabisosh vendin”, – tha ai.


Comments are closed.