Mehmet Shehu/ “Der Standard”: Agjent britanik me kodin BAB-008”, ja plani për vrasjen e Enverit

Gazeta prestigjioze gjermane “Der Standard” ka publikuar së fundmi një artikull ku trajton të shkuarën komuniste të Shqipërisë, me protagonist të shkrimit ish-kryeministrin Mehmet Shehu dhe raportin e tij me diktatorin Enver Hoxha.

“Ne shqiptarët i duam miqtë tanë me gjithë zemrën tonë dhe i urrejmë armiqtë tanë me gjithë zemrën tonë”.

Është kjo shprehja, marrë nga një deklaratë e Mehmet Shehut, që hap artikullin. Më vonë ajo çka idsh-kryeministri ka thënë do të zbatohej edhe për të nën diktaturën e Hoxhës, pavarësisht se ishte njeriu i dytë më i rëndësishëm në Shqipërinë komuniste.

Ne shkrim, kujtohet edhe nata e 17 dhjetorit 1981, ku Shehu vdiq në rrethana të pasqaruara, por që diktatura e cilësoi vetëvrasje me armë.

Një vit më pas, Enver Hoxha deklaroi se miku i tij i ngushtë për dekada të tëra, ishte në fakt armiku më i keq, madje një tradhtar i egër.

“Der Standard” shkruan se “Shehu kishte planifikuar në emër të CIA-s, të UDB-së jugosllave, KGB-së ruse dhe shërbimit sekret britanik (me të cilin mbante kodin BAB-008) për shumë vite me radhë likuidimin e Hoxhës, por në fund kreu vetëvrasje nga frika e zbulimit”.

Pas vdekjes së tij, nisi fushata për spastrimin e të gjithë atyre që kishin qenë pjese e të ashtuquajturës banda e tij.

Ministri i Brendshëm, i Mbrojtjes, i Jashtëm dhe ai i Shëndetësisë, disa funksionarë të lartë të partisë dhe shumica e anëtarëve të familjes së Shehut u vranë ose vdiqën nëpër burgje.

Fushata vijoi edhe në nivele më të ulëta se kaq.

“Vala e shtypjes ishte një fenomen i përsëritur në Shqipërinë komuniste, që vazhdoi edhe në fazën e vonshme të stalinizmit. Dhe, si zakonisht në raste të tilla, denoncimet nga njëra anë dhe ritualet për sundimtarin nga ana tjetër përjetonin pikun”- thuhet me tej ne shkrim, duke theksuar parullen e kohes “Armiqtë dhe tradhtarët do t’i shtrydhim si limon. Ata do marrin dënimin më të ashpër”, shkruan gazeta gjermane.





Comments are closed.