Udhëhoqi protestën e fundit të opozitës, Bardhi: Ja çfarë më tha Basha

Sekretari i Përgjithshëm Partisë Demokratike, Gazmend  Bardhi komentoi nga studioja e emisionit “Kjo Javë” në News 24 deklaratën e kreut të shtetit, Ilir Metës, i cili tha se do të jepte dorëheqjen me kushtin që ky veprim të zgjidhte krizën politike në Shqipëri.

Sipas tij, largimi i Metës nuk do ta ndihmonte situatën, por do të shtonte edhe më tej krizën pasi gjithçka më pas do të binte në duart e Edi Ramës. Ai tregoi edhe kontaktet me kreun e PD, Lulzim Basha, i cili nuk ishte prezent në protestën e fundit në Tiranë, por ishte në Bruksel në një takim me kreun e PPE-së, Josep Daul.





“E rëndësishme se as në 30 qershor dhe as një datë tjetër, që në Shqipëri nuk do të këtë më zgjedhje nga bandat. Si do të fitosh zgjedhjet pa kundërshtarët. Mesazhi i Metës ishte i sinqertë, që para interesit person të vendoset ai i Shqipërisë. Largimi i Metës nuk e zgjidh situatën dhe krizën politikë, sepse e gjitha kjo do të binte në dorë të Edi Ramës. Në protestën e fundit ne kishim njoftuar. Unë  u njoftova se kishte dhunime dhe arrestime të protestuesit. Bazuar në këto raportime, gjykuam që do të shkonin ti kërkonim llogari Policisë së Shtetit për veprimet e kryera. ne vendosëm të shkonin për të kërkuar informacion  për situatën se çfarë po ndodhte.

Nuk është faji im që Policia nuk di të lexojnë shkresat e mia. E kishim lajmëruar në shkresë, janë kapur të papërgatitur sepse ne nuk kemi betejën për Policët e ndershëm. Policia tenton të s’postojë protestuesit nga një shesh që kemi vendosur për të protestuar. Asnjë protestues nuk ka qëllim të rrahë asnjë deputet, por pasuritë e paligjshme që ministrat e deputetët që ia kanë marrë shqiptarëve ta kthejnë aty ku e kanë vjedh.

Nëse qytetarët në shenjë irritimi godasin derën, kjo nuk do të thotë se ka pasur qëllim për të hyrë brenda. Dyert janë thyer nga policia dhe hidhnin helm ndaj qytetarëve dhe mediave. Sa kohë që ne kemi qenë në protestës nuk kanë bërë kurrë për të dhunuar institucionet dhe të hyjmë në institucionet, sepse nuk biem dhe nuk do të biem pre e atij provokimi”, tha ai.

Gjithashtu Gazmend Bardhi komentoi edhe procedimin penal nga Policia e Shtetit, për organizimin e protestave dhe tubimeve qytetare para Kuvendit të Shqipërisë, në kohën kur brenda tij po zhvillohej seancë plenare

“Nuk më ka dhënë asnjë shpjegim. Dhe nuk kam asnjë komunikim me Policinë. Sa herë ka patur tubime kanë njoftuar policinë e shtetit sipas ligjit. Nëse tubimi është krim në 2018?  Nuk hetohem nga policia dhe ka në dorë atë që kam bërë, por më pas janë prokuroria e gjykata që veprojnë. Do të bëjë të njëjtën gjë që kam bërë që nga 16 shkurti e në vijim. E marr me të qeshur njoftimin e Policisë kur shoh emirin si të proceduar. Kam pasur kontakt me zotin Basha para protestës.

Më pyeti për orarin e protestës dhe nuk më ka thënë asgjë më shumë. Do të ketë. Asnjë protestë e opozitës nuk ka pasur skenarë. Në momentin që shoku Gramoz do të shpall datën dhe orën e seancës, sepse edhe kjo tani është dhe mbahet si sekret shtetëror. Do të këtë edhe protestë kombëtare.  Na akuzojnë ne se po pengojmë hapjen e negociatave, Integrimi europian është në fakt dështimi më i madh i Edi Ramës”, shtoi Bardhi.





Comments are closed.