Shqiptarët si në hotel me 5 yje në burgun grek, festë, pije dhe mijëra euro (Video)

Publikimi i një videoje me kohëzgjatje 11 minuta, nga një qeli që thuhet se ndodhet në burgun famëkeq të Korridhalosë, e cila ngjan në fakt me një dhomë hoteli me 5 yje ku zbaviten natën e Vitit të Ri disa të burgosur shqiptarë, ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Ministrisë greke të Drejtësisë.

Në pamje shquhen qartë televizori satelitor, sistemi funksional i audios, shishet me pije të shtrenjta dhe kartëmonedha të pafundme me vlerë mijëra euro. E “qershia mbi tortë” në të gjithë këtë pamje të gëzueshme, siç duket për të thyer syrin e keq, është edhe një mace e zezë, e preferuara e të pranishmëve.





Sipas gazetës “To Vima”, që publikon videon në fjalë, bëhet fjalë për disa prej qelive të këtij burgu, ku ligjin e bën mafia shqiptare. Madje, megjithëse është e ndaluar, në dhomë ka disa telefona celularë, me të cilët të burgosurit komunikojnë drejtpërdrejt në rrjetet sociale dhe shkëmbejnë urime me bashkatdhetarët e tyre, në Greqi apo Shqipëri, për Vitin e Ri.

Sipas Ministrisë greke, videoja daton në fillimin e këtij vitit, ndërsa disa javë më pas, organet greke të rendit asgjësuan të ashtuquajturën mafie shqiptare që sundonte brenda dhe jashtë ambienteve të këtij burgu.

“Nuk do të lejojmë sistemin e paligjshëm të mbizotërojë në burgje, ndaj do të ketë vazhdimisht një përgjigje vendimtare nga qeveria dhe nga gjyqësori”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Çështja është sjellë edhe para prokurorit të Gjykatës së Lartë, për të hetuar më gjerësisht veprimtarinë e organizatave kriminale që veprojne brenda institucioneve penitenciare të vendit, por edhe për të ndëshkuar me masa disiplinore apo ligjore personelin e burgjeve.

https://www.youtube.com/watch?v=g5FKWPXt9_I

T.CH





Comments are closed.