Sekretari i PD-së: Rudina Hajdari nuk përfaqëson Partinë Demokratike

Sekretari i përgjithshëm i PD-së ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ku foli për situatën politike në vend, që nga protestat e deri të vendimi i deputetes Rudina Hajdari për të mos dorëzuar mandatin.

Bardhi theksoi se e bija e Azem Hajdarit nuk përfaqëson këtë parti, duke shtuar se është e lirë të veprojë sipas dëshirës.

“Nuk e ka ndjekur, sepse kam qenë në protestë. Unë e kam bërë të qartë edhe më parë se qëndrimet e Hajdarit  në Parlament nuk përfaqëson PD-në.

Rudina Hajdari përfaqëson veten. Hajdari ka vendosur të mos zbatojë një vendim unanim të PD-së dhe nuk përfaqësojnë këtë parti. Ajo është e lirë të veprojë, por miqësisht do t’i thosha se vendi nuk rrezikohet nga protestat e lira të qytetarët”, shtoi mes tjerash Bardhi.









Comments are closed.