Rama i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, por ka një kusht

Kryeministri Edi Rama flet për herë të parë për opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, duke i vënë opozitës një kusht. Ai tha:-“ Në rast se opozita arrin të fitojë një bashki më shumë në zgjedhjet lokale të 30 qershor 2019.

Në mitingun e zhvilluar në Sheshin “Nënë Tereza”, Rama tha se mazhoranca socialiste është e hapur që të bëhen ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor dhe atë Penal për të gjithë ata që përfshihen në krimin zgjedhor.

“Kur premtuat se do të ishit zëri i qytetarëve në Parlament çfarë menduat? Turpin mbajeni ju! Vetë e zgjodhët të ishit rrugëve dhe në rrugë të rrini. Jeni ju që i keni rrokanisur kokën ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore dhe që e keni mbajtur peng për kush e di sa muaj.

Hajdeni uluni dhe ta miratojmë atë së bashku. Ta eksperimentojmë në disa zona votimin elektronik. Jemi gati të propozojmë çdo masë kundër shitblerjes së votave që propozon doktoresha e shkencave horoskopike Monika Kryemadhi. Nëse një fitoni një bashki më shumë se ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që në vjeshtë.  Lulzim Basha i ka tmerr zgjedhjet se nuk i fiton dot. Se nuk i fiton dot as në partinë e tij pa i vjedhur. Sikur ne të mos futemi në zgjedhje, prapë Luli s’i fiton dot. Mund t’i vjedhë zgjedhjet por jo t’i fitojë. Një burrë që e ka humbjen të shkruar në ballë”, tha ai.

 

Gazeta Shqip





Comments are closed.