Opozita ndryshon skenar, protestë në “errësirë” para Kryeministrisë

Kreu demokrat Lulzim Basha mori pasdite vendimin e rëndësishëm për sa i përket vijueshmërisë së protestave.

Më 13 prill, opozita e bashkuar do të organizojë protestën kombëtare, por ndryshe nga herët e tjera, protesta do të mbahet pasdite. Mësohet se ajo do të zhvillohet në orën 18:00 para Kryeministrisë.



Opozita vijon kështu skenarin për të larguar qeverinë me protesta, ndërsa Rama deklaroi sot se do të vijojë normalisht punën dhe u ofroi si mundësi për zgjedhje të parakohshme vetëm nëse do të fitojnë një bashki më shumë se PS-ja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku PD-ja pak ditë më parë hodhi hapin e parë drejt bojkotit.

Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.