Opozita merr vendimin e rëndësishëm, ja kur zhvillohet protesta e radhës

Në datë 13 Prill opozita shqiptare do të zhvillojë protestën e shtatë kundër qeverisë Rama. Vendimi është marrë mbrëmjen e sotme gjatë takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me Kolegjin e Kryetarëve (drejtuesit e degëve të PD-së në rrethe).

Ndërkohë që protesta të tjera më të vogla do të vijojnë të zhvillohen sa herë që të ketë seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga data 16 shkurt e këtij viti, opozita ka zhvilluar gjashtë protesta, dy përpara Kryeministrisë dhe katër përpara godinës së parlamentit gjatë seancave plenare, ndërsa në 13 Prill do të jetë tubimi i shtatë.









Comments are closed.