Krim në familje, burri mbyt me duar gruan

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Gramshin. Një burrë ka mbytur në banesë bashkëshorten e tij.
35-vjeçari me iniciale A.H., banues Grekan, për motive ende të paqarta vrau bashkëshorten 32-vjeçare me iniciale G. H. Ai u arrestua nga uniformat blu në banesë.
“A.H., rreth 35 vjeç, banues në Grekan, Gramsh, arrestua në banesë për motive ende të paqarta, ka vrarë duke e mbytur me duar bashkëshorten e tij shtetasen G.H., rreth 32 vjeçe,”-raportoi policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.