Ja kush është 35-vjeçari që mbyti gruan në gjumë, duke lënë 3 fëmijë jetimë (Foto)

Një tjetër grua u vra sot mizorisht nga bashkëshorti i saj. Mëngjesin e sotëm, Alvin Hysa 35-vjeç mbyti me duar bashkëshorten e tij 32-vjeçare, Gurije Hysa.

Mësohet se ai është baba i tre fëmijëve, një vajzë në klasë të gjashtë dhe dy djemve, njëri në klasë të tretë dhe tjetri në kopsht.

35-vjecari njihej si tip problematik në familje dhe ushtonte dhunë të vazhdueshme sidomos me bashkëshorten. Autori ka kryer dy herë dënime për dhunë në familje dhe trajtohej me kemp si i sëmurë mendor.

Fatmirësisht në momentin e ngjarjes tre fëmijët nuk ndodheshin në banesë, por në një fshat të Beratit tek gjyshja e tyre.

Gazeta Shqip









Comments are closed.