Shpërthimi kimik në Kinë, rëndohet bilanci i viktimave

Rëndohet bilanci i viktimave nga shpërthimi i fabrikës kimikë në Kinën Lindore. Fillimisht u raportua për 6 viktima dhe 30 të plagosur, ndërsa tashmë thuhet se numri i të vdekurve ka shkuar në 47 dhe i të plagosurve në 640. Lajmi është raportuar nga agjencia shtetërore të lajmeve Xinhua.

Shpërthimi i fuqishëm u pasua nga një zjarr në fabrikën që prodhon pleh kimik. Numri i të vdekurve e bën atë një nga aksidentet më të rënda industriale në vend gjatë viteve të fundit.

Shpërthimi ndodhi të enjten rreth orës 14:50 me orën lokale,  në një fabrikë në Yancheng, e drejtuar nga Tianjiayi Chemical. Sipas Xinhua, një total prej 640 personash u dërguan në spital. Shumë prej tyre ishin në gjendje kritike dhe dhjetra kishin lëndime të rënda, njofton agjencia. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm, saqë rrëzuan ndërtesat e fabrikës disa distanca, duke zënë poshtë punëtorët, sipas mediave lokale.











Comments are closed.