Fyejnë Dashin se pi raki… Pse jo ministrin me 3 HEC-e dhe miliona si pare xhepi?

Mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Opinion”, analisti Mustafa Nano e ktheu në përplasje personale debatin me kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi duke e ofenduar atë.

Duke mos u pajtuar me komentet politike të ish-deputetit, Nano e pyeti Shehin me ironi: “Ke pi ndonjë gotë?”, ndërsa ai ju përgjigj duke e quajtur pjesë të “bandës së legenëve të Edi Ramës”.

Fill pas këtij sherri ishin të shumta komentet në rrjet dhe një ndër ata që reagoi ishte gazetari Mentor Kika, që e cilëson perversitet publik, faktin që sa herë nuk e përballojnë dot me argumente debatin, të ftuarit në panel i kujtojnë Shehit konsumimin e rakisë.





Sipas tij askush nuk është i rënë nga qielli, por nuk është e ndershme të bësh politikë me foton e Ramës apo Bashës duke fjetur në avion, apo Dash Shehit duke konsumuar një gotë verë apo raki në një drekë.

Madje, Kikia i kujton analistëve që në këtë vend ka ministra, deputetë e ish-ligjvënës që kanë vjedhur aq shumë sa kur je në debat mbi politikën, ke çfarë kujton për të mos mbërritur te fyerja e Dash Shehit.

POSTIMI I MENTOR KIKIA:

Perversitet publik!

Gjëja më pa vlerë që kam vënë re këto ditët e fundit është sarkazma e madhe, në rrjet , por jo vetëm, me Bashën dhe Ramën që ishin fotografuar nga “pasagjeri dixhital” duke fjetur në avion. Bashën e akuzuan se ia fut gjumit në qiell, ndërsa në tokë opozita proteston. Ndërsa Ramës ia bënë analizat dhe zbuluan se gjumi kishte ardhur si pasojë e overdozës.

Më falni, kush ka patur rastin të udhëtojë(fluturojë), çfarë bëhet tjetër në avion? Ose lexohet, ose bëhet muhabet kur fqinjin e njeh, ose flihet, kur të vjen gjumë. Madje të gjithë përpiqen të flenë, edhe pse jo të gjithë ia dalin. Në avion nuk protestohet, nuk mbahen fjalime, nuk bëhet vrap, nuk bëhen mbledhje, nuk këndohet.

Tjetra, edhe më e shëmtuar, është të bërit lajm duke fyer dikë. Dhe ky është Dashamir Shehi. Eshtë një nga politikanët më realistë, më të ndershëm, më me këmbë në tokë, më i drejtëpërdrejtë. Të fyesh Dash Shehin, që ka patur poste të larta qeveritare dhe jeton modestisht, është fyerje për ndershmërinë njerëzore.

Dhe përse e fyejnë? E fyejnë duke i thënë se pi raki me shokët? Edhe unë e kam pas pirë, dhe e shijoja mrekullisht edhe bisedën edhe shoqërinë. Edhe? Po Nanon që e lavdëronin, se pinte një shishe Ëisky, e shkon në mbledhje të qeverisë pa iu dridhur këmbët.

Të fyesh Dash Shesin pse e jeton jetën ashtu siç i pëlqen atij, është njësoj si ti thuash një ish ministri: Shiko çfarë burri model. Ka tre hidrocetrale, dy inceneratorë, dy landfille, nja dy koncensione dhe ca miliona Euro për pare xhepi. Po si nuk e shikon të pijë një gotë more, po fare. Ka lezet!





Comments are closed.