“Babalja”, Vasili: Rama i nxiu faqen Shqipërisë, i kapur nga kriminelët

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në Facebook ka hedhur një sërë akuzash në drejtim të kryeministrit Edi Rama në lidhje me audiopërgjimet e “Babales”.

Sipas Vasilit, Rama ka qepur gojën se as i dënon dot kriminelet, as flet dot për ta dhe as i çon dot ata përpara drejtësisë se e marrin me vete.





Postimi i Vasilit

Pse kryeministri ka tmerr te flase per pergjimet e reja???

Ish deputeti Salianji ka publikuar fakte te reja te tmerrshme nga nenshtrimi i policise perpara krimit dhe trafikanteve,perdorimin e tyre per interesa politike dhe mbijetesen politike te lidhur vetem me to.

Edi Rama kete polici turpi ngriti.

Ky kryeminister ja nxiu faqen Shqiperise me policine, qe eshte shtrire ne kembet e krimit dhe eshte kthyer ne sherbetore te krimineleve.

Kryeministri eshte i semure nga semundja e varesise nga kriminelet dhe nga kapja prej tyre.

Kongreset nacionalsocialiste te ngjashme me “Trustin e Lulelakres” se Arturo Ui-se, nuk ja zgjidhin dot hallin te semurit nga kapja.

Kryeministri llafazan i palodhur ka qepur gojen se as i denon dot kriminelet, as flet dot per ta dhe as i con dot ata perpara drejtesise se e marrin me vete.

Vleresojeni vete kete asgjesim te shtetit duke lexuar e degjuar skandalin e bere tashme publik ne mediat shqiptare:

Biseda e transkriptuar

Numri është i telefonit të drejtorit të policisë së Fierit, Bert Nushi
Ora 12:28 e natës
Drejtori: Fredi,
Fredi: Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…
Drejtori: Ku je, se nuk..
Fredi: Dëgjo mua, atë që kam nisur…eee
Drejtori: Ku je në Fier apo jo,
Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa, a ti thosha të kam q…motrën mu në p…
Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii
Fredi: Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k muhabete, i ka marrë në dorë Gramozi këto punë
Drejtori: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj
Fredi: Do më dërgosh njeri që të flas
Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh
Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për cerek ore,
Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje
Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend
Drejtori: Po do të nis unë njeri me lekë
Fredi: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.”





Comments are closed.