Shpërthen fabrika e plehrave kimikë, 6 viktima e 30 të plagosur

Gjashtë vetë janë vrarë nga një shpërthim në një fabrikë kimike në Yancheng, Kina lindore, thonë autoritetet lokale.

Nga shpërthimi në uzinën e drejtuar nga Tianjiayi Chemical mbetën gjithashtu të plagosur 30 persona.

Shpërthimi u shkaktua nga një zjarr në fabrikën, që prodhon plehra kimikë. Administrata e Tërmeteve në Kinë raportoi një shkundje me magnitudë 2.2 në kohën e shpërthimit.





Zyrtarët e cituar nga Reuters thanë: “Aktualisht, ekipet e shpëtimit janë në terren… Mirëpo shkaku i aksidentit është nën hetim”.







Comments are closed.