Hysaj flet si kapiten: Strakosha duhet të paguajë gabimin!

Së bashku me trajnerin Christian Panucci në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Turqisë ishte i pranishëm edhe mbrojtësi Elseid Hysaj i cili është graduar kapiten i kuqezinjve në këtë grumbullim.

Mbrojtësi u shfaq shumë i lumtur për faktin se do të mbajë shiritin në krah në vendlindjen e tij ndërsa ashtu si trajneri edhe Hysaj theksoi se Shqipëria i ka marrë mirë masat dhe është gati për të tentuar fitoren ndaj Turqisë, ndërsa dha një mendim edhe për Thomas Strakoshën.

Si do t’i përballoni sulmuesit turq?





Sulmuesit që ka Turqia i kemi takuar dhe në Serinë A dhe aty kemi të bëjmë në çdo ndeshje me lojtar të tillë dhe jemi përgatitur të mbrojmë mirë ndaj Turqisë.

Çfarë i mungon kombëtares?

Edhe grupi që kemi tani është fantastik. Njihemi mirë me njëri-tjetrin. Kemi marrë leksione për gabimet që kemi bërë. Shpresoj të vazhdojmë nga ndeshja e fundit që e lamë me fitore.”

Keni biseduar me Strakoshën, çfarë i keni thënë si kapiten?

Jam i lumtur që do të luaj në shtëpinë time si kapiten. Për Strakoshën nuk vendosim ne. Kush gabon duhet të paguajë gabimin. I kamë thënë të rrijë i qetë dhe të vërë mend për herët e tjera. Shpresoj ta kuptoj gabimin sa më shpejt.

Si është të jesh kapiten në qytetin tënd?

Është ndjesi shumë e mirë. Nëse është nevoja të bëj edhe një rol tjetër do ta bëj me gjithë maksimumin tim.





Comments are closed.