“Astiri” në protestë, Jelekverdhët marshojnë te Drejtoria e Policisë (VIDEO)

Banorët e “Astirit” të cilët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e “Unazës së Madhe” të Tiranës kanë dalë sërish në protestë në mbrëmje, pavarësisht “lodhjes” nga pjesëmarrja në tubimin 5 orësh të opozitës para Parlamentit.

Ndryshe nga herët e tjera, ata kanë zgjedhur që sot të marshojnë në këmbë në drejtim të Drejtorisë së Policisë në Tiranë, në shenjë edhe solidarizimi me protestuesit e arrestuar, ku bën pjesë edhe organizatori i tyre, Dorian Protoduari.



LIVE – Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 21 mars 2019

“Shqiptarët e bashkuar, kanë për të fituar”, është thirrja që dëgjohet në megafonin që mban një nga djemtë që drejton marshimin, ku është përfshirë edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.


Comments are closed.