Vrasja për një karikues, familja e Marvit: Duam drejtësi, ose Kanun! (VIDEO)

Në seancën e sotme gjyqësore lidhur me vrasjen e Marvi Mihalit, pritet të lexoheshin konkluzionet e palës mbrojtëse.

Por për shkak të debateve të ashpra mes familjarëve të viktimës dhe të dyshuarve, seanca u shty.

Prindërit e viktimës, thanë se kanë pritur ndjesë nga familjarët e të dyshuarve, por nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Debatet nisën pasi babai i një prej të akuzuarve, deklaroi se prindërit e viktimës Mira Mihali dhe Pavllo Mihali, kanë kërkuar dëmshpërblim në para për vrasjen e djalit.





Nga ana e saj Mira Mihali duke folur jashtë gjykatës tha se është vrasje me paramendim në bashkëpunim.

Babai i Marvit: “Katër kriminelë e deri të avokatë e te prokurori Artan Lulaj. Ky degracion duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Në momentin që nuk do bëhet drejtësi, e përsëris, atëherë le të funksionojë ligji i Kuranit dhe i Kanunit unë do flijohem, se kam përballë kriminelë, baballarë kriminelësh. Si guxohen të çohen në sallën e gjyqit, e të na kërcënojnë, do të përballen me ligjin”.

Nëna e Marvit: “Që radhës tjetër që u dha pretenca, unë doja të prononcohesha, por vrapoi ai. Ai e quajti gjest kalamajsh, djali im sot është në dhe, kurse ai, bashkë me Artan Lulaj që i ka përly duart me gjakun e djalit tim, turp që është në sistem, është turp që të thotë, që ne kemi bërë padi civil nuk do të ketë asnjë gjyq e asgjë të tillë, turpi dhe maskarallëku i tij arriti deri aty që për një thikë do dënohen katër vete, Jo vetëm që e vranë, nuk u dorëzuan, e lanë djalin, i dhunuan kufomën dhe që në momentin e parë nuk e kanë pranuar krimin, njëherë e vrau Deni, pas 3 muajsh e vrau Eugeni. Sot e tutje po them drejtësinë do e vendos me çdo kusht, boll i kam duruar baballarët e kriminelëve duke më pështyrë, nuk kanë lënë gjë pa bërë, tani gënjen edhe shpif. Ata bëjnë pushime në ishujt e Greqisë, djali im po tretet në dhe, ia thershin djalin me thika atje në burg, ia derdhshnin gjakun aty dhe ta shikojnë, do bëjnë dot pazare, a ka çmim për gjakun e djalit, e provofshin në kurriz dhimbjen e madhe si po e provoj unë çdo ditë”.

Marvi Mihali u vra me goditje thike në korrik të vitit 2017, pas sherrit për një karikues telefoni mes një shoku të tij dhe Dejvi Bitraj.

Për vrasjen e të riut akuzohen si të përfshirë Dejvi Bitraj, Eugent Bitraj, Kridens Alla, Marsel Alla.





Comments are closed.