Pushtoi 4 shtete si President, habit George W. Bush: Kufijtë duhet të respektohen!

Duke peshuar debatin kontradiktor të emigracionit që ka kapluar Amerikën, ish-presidenti George W. Bush sugjeroi që amerikanët të gjejnë një terren të përbashkët për të thyer bllokimin politik.

“Kjo fillon me njohjen e një përgjegjësie të thjeshtë në kufi – dhe, në një situatë kaotike shpesh, duke qenë të gatshëm të deklarojmë qartë: Kufijtë nuk janë arbitrar dhe duhet të respektohen – së bashku me burrat dhe gratë e bukura të shërbimeve të emigracionit dhe Patrullat kufitare”, tha ai gjatë një ceremonie të natyralizimit për shtetasit e rinj, të pritur në Qendrën Presidenciale Bush në Dallas, Teksas.

Komentet e tij vijnë teksa plani i  Donald Trump mbi gjendjen e emergjencës në kufirin SHBA-Meksikë u bllokua nga Kongresi, ndërkohë që Presidenti mendon se kjo krizë mund të lehtësohet duke ndërtuar një mur për të mbajtur larg emigrantët e paligjshëm.



Por a është Bush vërtetë personi i duhur për të ligjëruar në Amerikë për shenjtërinë e kufijve?

“Jo,” u përgjigj masivisht Twitter-i.

“Kufijtë duhet të respektohen? Sa për të qeshur”, shkroi një përdorues i Twitter, i cili më pas nxori shifra të civilëve dhe ushtarakëve amerikanë të vrarë gjatë pushtimit të Irakut nga SHBA.

“Nëse nuk është kufiri i Irakut, apo jo?”, shkroi me ironi një tjetër duke i kujtuar Bushit urdhrin për ndërhyrjen e armatosur në Irak.

Të tjerë theksuan se politikat katastrofike amerikane në Amerikën Latine dhe Jugore kanë luajtur një rol kyç në destabilizimin e rajonit, duke krijuar rrëmujën e imigracionit, të cilën Bush tha se ishte aq i etur për ta zgjidhur.

Në të vërtetë, duket e çuditshme që ish-presidenti papritmas po vlerëson kufijtë e kombeve sovrane me një nderim kaq të lartë. Bush, karrierën e tij si President e ka lidhur me bombardimin dhe/ose pushtimin e Afganistanit, Irakut, Pakistanit dhe Somalisë.

SHBA gjithashtu besohet se kanë kryer sulme me avionë në Jemen dhe Filipine gjatë dy mandateve të Bushit.





Comments are closed.