Arta Marku kërcënon prokurorët: Për çdo dështim do mbani përgjegjësi

Kryeprokurorja Arta Marku gjatë analizës vjetore të prokurorive në Vlorë, ka folur me tone të ashpra, duke e cilësuar si “rrethin me situata më të rënduar kriminale”. Ajo ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes policisë dhe organeve kompetente , ndërsa shtoi se ndonëse janë të pavarur në punën e tyre, “do të vijë momenti që për dështimet përgjegjësitë do të mbahen personalisht”.

“Vlora është një rreth me situata më të rënduara kriminale. Kriminaliteti është më i lartë se në qytete të tjera si; Fieri, Lushnja apo Berati. Shumë ngjarje mbeten të pazbardhura ende. Kërkohet më shumë bashkëpunim mes policisë dhe organeve kompetente. Jeni të pavarur në punën tuaj, por do vij momenti që për çdo dështim përgjegjësinë do ta mbani personalisht”, u shpreh Marku.

Gazeta Shqip









Comments are closed.