Protesta e qetë! Duma: Trupat e Gardës na thanë: “Kur do filloni tamam?”

Protesta e opozitës vijon prej dy orësh me disa “rrethime” që qytetarët të drejtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i kanë bërë Kryeministrisë dhe tashmë edhe Ministrisë së Brendshme e Parlamentit.

Ndërkohë për mediat është prononcuar ish-deputetja e PD, Grida Duma, e cila duke iu referuar mungesës së incidenteve dhe qetësisë që ka karakterizuar tubimin tha se turpat e Gardës së Republikës i kishin “ngacmuar” duke thënë: “Kur do filloni tamam?”.

“Nuk ka asnjë mundësi që edhe Rama mos të kuptojë dhe ndejë qartazi, siç po e ndjen me frikën absolute, me mijëra trupa policësh. Një nga çunat e rinj këtu më tha: Edhe trupat e Gardës thanë: “do filloni tamam apo jo’”, tha ajo.

Sa i përket qëndrimit të ndërkombëtarëve, Duma u shpreh: “Ndërkombëtarët janë në misionin e tyre në jemi në misionin tonë. Nuk është hera e parë që ne si forcë politike që solli ndryshimin, ka misionin të tregojë që realitetin që nuk është ai, por realiteti është ky që po tregojnë qytetarët”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.