Horoskopi – 16 mars 2019

DASHI

Një debat i vogël me partnerin tuaj ka rrezik t’ua prishë atmosferën që deri më sot ishte e qetë. Planetët do ndikojnë pozitivisht tek financat, por duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm me shpenzimet.

DEMI

Klima do jetë e favorshme për beqarët e të dy sekseve. Do komunikoni më shumë me njëri – tjetrin dhe do afroheni më tepër. Plutoni do iu ndihmojë të përmirësoni buxhetin. 

BINJAKET

Do bëni çmos sot ta përmirësoni cilësinë e marrëdhënies suaj në çift. Kujdes me financat. Ato nuk do jenë aspak të stabilizuara dhe mund të përballeni me surpriza të këqija.

GAFORRJA

Jo gjithçka do shkojë ashtu si e kishit menduar në jetën në çift, por gjithsesi Venusi do iu ndihmojë t’i jepni pak ngjyrë kësaj dite. Plutoni mund të sjellë probleme në planin financiar gjatë kësaj dite.

LUANI

Për shkak të influencës jo të mirë të Saturnit dhe të kokëfortësisë suaj nuk do mund të merrni kënaqësinë që keni pritur në jetën sentimentale. Nuk do i rezistoni dot dëshirës për të shpenzuar pa limit dhe kjo do i tronditë financat.

VIRGJERESHA

Planetët do i bëjnë çiftet të ruajnë komunikimin dhe ta joshin sa të mundin partnerin e tyre. Situata financiare do fillojë të përmirësohet pak nga pak.

PESHORJA

Do jeni shumë konfuzë sot për jetën tuaj në çift. Ka rrezik t’i hidhni sytë diku tjetër për të provuar kënaqësi të reja. Do e konsolidoni situatën tuaj financiare sot dhe do kryeni transaksionet që keni dëshiruar gjithmonë.

AKREPI

Partneri juaj do iu komplimentojë gjatë gjithë kohës sot dhe do iu bëjë të ndiheni mjaft mirë. Do e organizoni më mirë buxhetin tuaj sot dhe nuk do keni probleme.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite nuk do mungojnë diskutimet e ashpra me partnerin tuaj. Ky i fundit do iu kritikojë për mungesë të vëmendjes kohët e fundit. Financat do jenë shumë delikate sot kështu që pamaturia më e vogël mund t’iu çojë në humnerë.

BRICJAPI

Venusi, perëndesha e dashurisë do iu mbrojë gjatë gjithë kohës sot. Nuk do keni për çfarë të qaheni dhe do kaloni një ditë mjaft të bukur pranë atij që dashuroni. Situata financiare do fillojë të stabilizohet.

UJORI

Bashkëpunoni sa më shumë me partnerin tuaj dhe flisni pa dorashka me të nëse doni të ruani një klimë harmonike. Kujdes me shpenzimet nëse doni të rritni sa më parë buxhetin tuaj.

PESHQIT

Ambienti për jetën e çifteve nuk do jetë shumë i ngrohtë dhe marrëdhënia me partnerin tuaj do jetë mjaft delikate. Financat do kenë më shumë se kurrë nevojë për një riorganizim.









Comments are closed.