Sulmi në xhami, autori po dëgjonte këngën për “kasapin e Bosnjës” (VIDEO)

Zelanda e Re u trondit sot nga dy sulme terroriste të ndohura në dy xhami, në kohën kur qindra besimtarë myslimanë po kryenin lutjet gjatë faljes ë namazit të xhumasë.

Në total ishin 4 agresorë që kryen sulmet, por vëmendja është përqëndruar tek 28-vjeçari australian Brenton Tarrant, i cili ka transmetuar live në Facebook momentet kur ka dalë nga makina me një arsenal armësh me vete dhe ka qëlluar me armë mbi dhjetëra besimtarë brenda xhamisë.

Përveç ti, autoritetet kanë ndaluar edhe dy burra të tjerë dhe një grua, afër zonës ku janë konfiskuar armët e zjarrit. Në një video të publikuar nga mediat, Tarrant shihet duke qëlluar mbi njerëzit dhe në sfond dëgjohen tinguj të një kënge serbe, e cila i bën himn ‘kasapit të Bosnjës’, të dënuarit për krime lufte Radovan Karadzic.

Policia në Zelandë të Re i ka bërë thirrje publikut që të mos shpërndarje këto pamje, pasi janë  jashtëzakonisht shqetësuese.

Përpara vrasjeve, Brenton postoi në Twitter një “manifest” prej 73 faqesh, ku shkruante se motivi i sulmit ishte “të krijonte frikë”. Aty ai përfshin fjalime anti-emigrantëve dhe bën thirrje për vrasje të myslimanëve, duke bërë retorikë për supermacinë e racës së bardhë.









Comments are closed.