Operacioni ‘Precizioni’, një tjetër i arrestuar

Arrestohet një tjetër shtetas në kuadër të operacionit “Precizioni” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Në vijim të operacionit policor të koduar “Precizioni”, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit G.V, 36 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e  Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin G.V, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës është në vazhdim të operacionit policor “Precizioni” në funksion të procedimit penal të vitit 2017.









Comments are closed.