Masakër në Zelandën e Re/ Sulm terrorist në dy xhami, 49 të vdekur (VIDEO)

Dy sulme terroriste kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Zelandën e Re, duke shkaktuar 49 viktima. Policia në Christchurch ka gjetur disa pajisje shpërthyese të improvizuara të lidhura me automjetet pas masakrave në dy xhami.

Agresori me armë hyri në xhaminë Masjid Al Noor, 10 minuta pas fillimit të lutjeve dhe qëlloi në “dhjetëra raunde”, tha dëshmitari Ahmad al-Mahmoud për mediat e Zelandës së Re.

Ai e përshkroi autorin e sulmit si një njeri të bardhë, të shkurtër dhe të veshur me një përkrenare dhe një jelek antiplumb.

Ndërkohë, sulmi i dytë ndodhi në Linwood Masjid, ku një dëshmitar thotë se ata panë një njeri që po largohej nga xhamia i maskuar dhe me një helmetë motori, ndërsa raportet e pakonfirmuara tregojnë se një bombë u gjet në Strickland Ave aty pranë.

Një besimtar mysliman thuhet se ndoqi njerëzit e armatosur nga xhami e Linwood, duke qëlluar dy herë mbi ta teksa largoheshin.

Zyrtarët pastruan ndërtesat afër xhamive, ndërsa shkollat ​​e Christchurch u vendosën në emergjencë.

Një tjetër dëshmitar tha se pa “një njeri me pranga që merrej nga policia”.

Kryeministrja Jacinda Ardern ka konfirmuar se 49 persona janë vrarë dhe mbi 20 janë plagosur.

Në një tekst të publikuar nga Federata e Shoqatave Islame të Zelandës së Re thuhet se 50 vetë u qëlluan gjatë namazit të së premtes. Njëzet automjete emergjence janë në vendngjarje, dhe gjashtë persona janë raportuar se janë dërguar në spital, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

“Është e qartë se kjo është një nga ditët më të errëta të Zelandës së Re”, tha Ardern në një konferencë shtypi.

Katër të dyshuar janë aktualisht në paraburgim, duke përfshirë një grua, dhe objektet publike janë të rrethuara nga policia, që u ka kërkuar xhamive kudo tjetër në Zelandën e Re për të mbyllur dyert e tyre për pjesën e mbetur të ditës.

Njëri prej të ndaluarve është konfirmuar të jetë shtetas australian. Ai besohet të jetë një burrë 28-vjeçar, që shpalosi përgatitje mbi sulmin në Facebook, sipas mediave lokale, dhe shkroi një manifest të gjatë që karakterizonte të shtënat si një “sulm terrorist”.

Kryeministrja Ardern ka konfirmuar se asnjë nga të dyshuarit nuk ishte në listat e personave të rrezikshëm.

“Unë dua t’i them të gjithëve që po mendonin të shkonin në një xhami kudo në Zelandën e Re sot, për të mos shkuar”, tha komisioneri Mike Bush.

Një takim i agjencive të sigurisë kombëtare është duke u zhvilluar në selinë e Ëellington të policisë kombëtare të Zelandës së Re, pasi këto sulme shënuan numrin më të madh të vdekjeve nga dhuna me armë në historinë e vendit.







Comments are closed.