FIFA: Ky është formati i ri të Botërorit për Klubet

FIFA i ka hapur udhë formatit të ri të Botërorit për Klube, që duke filluar nga viti 2021 do të zhvillohet një herë në 4 vite, në periudhën e verës, konkretisht 17 qershor deri më 4 korrik dhe do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka shprehur entuziazëm për vendimin e Këshillit Drejtues, duke theksuar se formati i ri do të jetë në të mirë të futbollit dhe se tashmë Botërori për Klube do të ketë një fitues të vërtetë.

“Jam ekstremisht i lumtur për futbollin në përgjithësi. Nga sot, Botërori i Klubeve do të ketë një fitues të vërtetë,. Bëhet fjalë për një kompeticion që tashmë do të organizohet një herë në 4 vjet, në periudhën e verës, konkretisht mes datave 17 Qershor dhe 4 Korrik dhe do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave”, tha Infantino.

Kreu i FIFA-s deklaroi se gjithçka do të nisë në vitin 2021, por këtë herë Botërori i Klubeve nuk do të zhvillohet në Katar, për shkak të temperaturave të larta, ndërsa theksoi se ky kompeticion do të jetë shumë tërheqës për fansat.

“Ashtu si Kupa e Konfederatave dikur, edhe Botërori i Klubeve do të zhvillohet në në vendin pritës të Botërorit pasardhës, por në 2021-shin nuk do të organizohet në Katar, për shkak të temperaturave të larta, ndaj duhet të gjejmë një vend tjetër. Mund të them me bindje që do të jetë një kompeticion shumë i luftuar dhe njerëzit do të dashurohen menjëherë me këtë format”, tha kreu i FIFA-s.









Comments are closed.