Dy makina përplasen në Lezhë, plagosen dy të rinj

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në autostradën Lezhë- Mamurras, pranë fshatit Gjorm.

“Mjeti me drejtues shtetasin A.L.30 vjeç, banues në Tiranë është përplasur  me mjetin me drejtues shtetasin A.L. 48 vjeç, banues në Tiranë.  Për pasojë është lënduar shtetasja S.Ll.19 vjeçe, banuese në Mirditë dhe  shtetasi E.S.,23 vjeç, banues në Lezhë,të dy pasagjerë në mjetin me drejtues A.L.”, sqaron policia.

Mësohet se të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.









Comments are closed.