Bëri mbjellje flokësh, vdes pacienti

Një i ri ka gjetur vdekjen pasi iu nënshtruar një transplanti flokësh. Viktimë ka mbetur Shraëan Kumar Choudhary nga India, i cili shkoi në një klinikë në Mumbai. I riu ka vdekur për shkak të një reagimi alergjik. 43-vjeçari, i cili punonte si sipërmarrës, vdiq një ditë pasi kishte pësuar operacionin delikat që zgjati 12 orë për të implantuar flokë të rinj.

Burri me sa duket nuk i kishte komunikuar familjes së tij për ndërhyrjen e shtrenjtë prej 6 mijë eurosh. Lajmi i vdekjes erdhi nga spitali.  Policia po heton rastin dhe doktori që mori pjesë në operacion, tha se pacienti ishte shumë këmbëngulës: ai kërkoi që 9 mijë rrënjë të vendoseshin në një seancë, tre herë më shumë se numri i rekomanduar.

Problemet e para ndodhën gjatë operacionit, tha mjeku. Pas operacionit u vu nën kontroll dhe u monitorua, por gjatë natës filloi të vuante nga dhimbja e qafës. Pacienti u rëndua dhe vdiq.  Sipas  mjekëve ishte vdekja aksidentale, për shkak të një shoku të fortë anafilaktik. Autoritetet, megjithatë, po hetojnë se çfarë mund të këtë çuar në vdekje.









Comments are closed.