Atentat pronarit të furrës së bukës, pranga 26-vjeçarit në Kavajë

Një person ka mbetur i plagosur në Kavajës, pasi një konflikt pronësie ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Mësohet se një 26 vjeçar me inicialet S.T. ka qëlluar me armë në drejtim të pronarit të një furre buke.

“Rreth orës 05:15 të mëngjesit të së premtes, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie është plagosur me armë gjahu pronari e një furre buke, E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin: S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë”,njofton policia.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.