Aksident i rëndë në Shkodër, vdes në vend 26-vjeçari (EMRI & VIDEO)

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, mesditën e kësaj të premte.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplikut të Sipërm, teksa një mjet tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen”.

Mësohet se viktima e këtij aksidenti është shtetasi Nikola Sokoli, 26 vjeç.

Aksidenti ne Shkoder on Vidnews.

“Mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen” për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tip”Benz” si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe”, sqaron policia.

Po kryhen veprimet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit









Comments are closed.