Ylli shqiptar bëhet “meme”, penalltia më e dështuar e historisë (Video)

Lionel Messi dhe Sadio Mane ishte yjet e mbrëmjes së 13 marsit, teksa me dygolëshin e tyre ndihmuar skuadrat respektive për të siguruar një biletë për në raundin e 1/4-ave të UEFA Champions League.

Gjithsesi, mbrëmja e djeshme do të mbahet mend gjatë edhe nga futbollisti i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina. 22 vjeçari i Swansea u bë protagonist negativ, në humbjen poshtëruese 3-0 në fushën e West Bromich.

Ish-sulmuesi i Manchester City kishte një mundësi të artë për të vendosur baraspeshën totale. Një penallti të fituar nga miqtë e mori përsipër Celina, që nisën t’i dridhen këmbët ende pa u nisur. Në momentin e goditjes, ai humbi ekuilibrin, duke bërë që sfera të shkojë në këmbët e kundërshtarë.

Një episod që shërbeu që në rrjet të shpërthenin ironitë, ku i kujtuan edhe njëherë deklaratat ku Celina kërkonte rikthimin te City.









Comments are closed.