Ronaldo-Messi, dueli vazhdon edhe në distancë!

Nëse Cristiano Ronaldo i preu biletën e çerekfinaleve të Championsit bardhezinjve të Juvnetusit me tre golëshin e tij, 24 orë më pas Lionel Messi i përgjigjet sfidës së përjetshme me portugezin me një dygolësh në distancë dhe nje asist. Mesa duket mund të kalojnë kufij mund të ndryshojnë arenat por beteja dhe rivaliteti mes dy fenomenve në botën  e futbollit do të vijojë të mbetet gjithnjë e luftuar.

Dy kampionët elitarë që po shrkuajnë historinë  e këtij sporti, e futbollit modern  me arritjet e tyre  shtojnë statistikat me argjentinasin që shkon në kuotën e 36 golave në 36 sfidat sezonale ndërsa portugezi që ka prekur kuotën e 124 golave në Champions. Dhe për më tepër ende nuk dihet nëse fati do t’i vendosë sërish përballë tani shpejt.

Këtë vit portugezi e ka rritur marshin e shpejtësisë në Europë, ku numëron katër gola në shtatë sfidat e fundit, ndërkohë që edhe në kampionat  edhe pse ndoshta nuk është në nivelet që prezantohej në La Liga flet për një total prej 19 golash në 26 ndeshje, dhe në të gjitha kompeticionet bilanci i tij flet për  24 gola në 36 ndeshje, 12 më pak nga Messi. Po ta spostonim vëmendjen tek numrat e përbërë, portugezi rimerr fitoren.

Edhe pse në fakt numëron më shumë ndeshje të luajtura në karrierë ku nga 794 sfida përballë  673 ndeshjeve të Messit, Ronaldo arrin në një total prej 595 golash nga të cilët 124 i ka në Champions League. Ndërkohë që Messi numëron 568 nga të cilët 108 në Ligën e Kampioneve. Sfida e përjetshme është e destinuar të vijojë për sa kohë këta të dy që numërojnë nga 5 Topa të Artë secili do të vazhdojnë të zbresin në fushë.

Gazeta Shqip









Comments are closed.