Margariti dhe Gashi takohen në Prizren

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, është takuar sot në Prizren, me Ministrin e Kulturës së Kosovës Kujtim Gashi. Ky është takimi i parë i dy homologëve të cilët kanë ndarë me njëri tjetrin qëndrimet e përbashkëta mbi agjendën kulturore të këtij viti. Prej kohësh Shqipëria dhe Kosova janë angazhuar në një projekt të përbashkët kulturor përsa i përket kulturës. “Ndajmë të njëjtin qëndrim se Kultura është identiteti, pasaporta dhe kartvizita europiane. Jam besimplot se kalendari ynë i përbashkët është në mbështetje të artistëve nga të dyja vendet për ti krijuar kushtet e shprehjes artistike në një hapësirë pa kufi”, u shpreh ministrja Margariti.

Gazeta Shqip









Comments are closed.