Mandatet/ Çështja “Hajdari”, Grida Duma i hap derën e rikthimit: Të tregojë…

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka komentuar vendimin e të bijës së heroit të demokracisë Azem Hajdari, Rudinës për të mos djegur mandatin e deputetes, duke dalë nga linja e Partisë Demokratike.

Dum ka argumentuar në A2CNN se vendimi për djegien e mandateve ishte një aksion i mirëfilltë politik që u vendos nga forumet politike të PD, ndaj Rudina Hajdari duhej ta zbatonte si të gjithë anëtarët.

“Vendimi i takon forumeve, dhe kur forumet vendosin një gjë për njërin, ajo duhet të zbatohet për të tjerët, kështu funksionon në një organizatë”, tha ajo.

Por, Duma i la derën hapur për një rikthim deputetes Hajdari.

“Kush është figurë politike me trashëgimi politike di të tregojë veten. Politika ka uljet e ngritjet e veta dhe që historia njeh rikthimet”, theksoi Duma.

Demokratja ka komentuar me një batutë edhe kritikën e aleatit Dashamir Shehi, që  e cilësoi si “stalinizëm”  përjashtimin e “rebelëve” të opozitës në Parlament.

“Dashi mund ta aplikojë këtë në partinë e tij…”, tha Grida, duke buzëqeshur.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.